Si pjesë e rekonstruimit qeveritar, kryeministri Zoran Zaev ka ndërmend të shkarkojë edhe së paku katër drejtorë të ndërmarrjeve të rëndësishme publike, shkruan A1on.
Mes tyre është edhe drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Zran Kitanov. Edhe pse konsiderohet si njeri i afërt i Zaevit, që e gazifikoi Strumicën, megjithatë Kitanov nuk është gjetur në funksionin e ri dhe nuk ka arritur të pastrojë krimet e udhëheqësisë së mëparshme.
Mes drejtorëve që pritet të shkarkohen është edhe Dragi Minovski, drejtor në ELEM. Edhe pse konsiderohej si profesionit mjaft i shkolluar, sipas burimeve partiake në LSDM, nuk i ka plotësuar pritjet dhe nuk ka lëvizur asgjë në këtë ndërmarrje.
A1on përmend edhe emerin e drejtorit të doganave Gjoko Tanasoski, në mesin e “kandidatëve” për rikonstruim, për shkak se tani gjashtë muaj nuk ka arritur të përballet me strukturat e korruptuara në doganë. Në listë gjendet edhe Zoran Gjorgjiev, drejtor i NP “Pyjet e Maqedonisë”, sepse nuk ka zgjidhur problemet e vjetra dhe gjatë dimrit kishte mungesë të drunjve për ngrohje.
Pakënaqësi ekzistojnë edhe nga puna e ushtruesit të detyrës drejtor në Fondin e Shëndetëisë, Den Donçev. Pakënaqësitë ndaj tij janë për shkak se qytetarët ende grumbullojnë ndihmë për mjekim jashtë shtetit, në vend që fondi t’i mbulojë harxhimet.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion