Wess Mitchell, Ndihmës sekretari shtetëror amerikan ka arritur në Maqedoni, ku tashmë ka realizuar takim me Kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi.
Sipas tij, SHBA-të mbështetin Maqedoninë dhe Greqinë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit, duke theksuar se është me rëndësi vazhdimi i bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Maqedonia ka ndërmarrë hapa të konsiderueshëm dhe janë të kënaqur me përparimin e arritur.
Njiherit, Mitchell rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për aspiratën euroatlantike të Maqedonisë, duke shtuar se dyert e NATO-s janë të hapura.
Ndërkaq, Zoran Zaev tha se çështja e emrit është 25 vjeçare dhe është një çështje e rëndë dhe e mundimshme, prandaj është mirë që të thirren miqtë, sidomos ato strategjik.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...