Google ADS

Rigjykimi për “Almirin”, reagojnë partitë shqiptare

22:28 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Ndaj vendimit të gjykatës për rastin e Almirit kanë reaguar partitë politike shqiptare. Ata thonë se kjo është dukuri e drejtësisë selektive në vend. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja thotë se është i papranueshëm një vendim i tillë, duke kërkuar ndërprerjen e vendimeve diskriminuese të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vendimi skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Një vendim për maqedonasin, tjetër për shqiptarin është e papranueshme dhe prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata”, thonë nga BDI.

Almiri u vra për herë të tretë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët duke theksuar mos marrjen parasysh të provave nga gjykata dhe duke e kritikuar dënimin e shqiptuar ndaj familjarëve të Almirit.

Jemi dëshmitar se edhe kësaj radhe vendosi drejtësi të njëanshme, për herë të tretë e vrau Almirin e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliçit por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Me shpalljen e aktgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një dënim jo i bazuar në fakte dhe dëshmi te cilat dëshmi saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Për Lëvizjen Besa, dënimi ndaj Boban Iliç me vetëm 6 vjet burg tregon se ky rast është proces i montuar politikisht, sikurse edhe shumë raste të tjera.

“Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është, edhe një proces i radhës i montuar politikisht. Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente, të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit”,thonë nga Lëvizja Besa.

Partitë vlerësojnë gjithashtu se me këtë vendim të Gjykatës së Kumanovës, dëshmohet edhe një herë se reformat në gjyqësorë kanë shënuar ngecje./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme