Pas dy orësh pauzë, ka rifilluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Pas dy pauzave për më shumë se një orë pushim, ka rifilluar seanca e jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski, i akuzuar si një ndër organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të dy viteve më parë në Kuvend.
Gjatë gjithë seancës VMRO-DPMNE-ja ka insistuar se nuk ka baza për zhvillimin e kësaj seance, pas kërkesës së gjykatës, për heqjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski pasi Komisioni Amë u mbyll me 4 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, raporton AlsatM.
Ky raport i Komisionit pa konkluzion konkret në të cilin Kuvendit do t’i propozohej t’i hiqej ose jo imuniteti deputetit Veljanovskit, sipas VMRO-së nënkupton se seanca nuk duhej të thirrej.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë