Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk do të vijë në komunën e Tuzit edhe pse ishin dakorduar.
Kryetari i Komunës tha se ata kanë një përgjegjësi ndaj komunës që përfaqësojnë dhe ndaj qytetarëve.
“Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, policia po shkon atje ku duhet të bëhet, ne kemi marrë një iniciativë të re për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë. Ne e kemi pranuar atë, biseda është e rëndësishme për ne. Nuk ka rëndësi atje ku shkojmë, dialogu është i rëndësishëm. Tuzi nuk ka pse te mbyllet për shkak se nuk është zone e kuqe nga coronavirusi”, u shpreh ai.
Kur kishim shume raste ne u mbyllem te gjithë ne karantine ndërsa tani nuk kemi arsye, tha Gjeloshaj, duke konsideruar këto masa si sulme ndaj shqiptareve.
Ai theksoi se ata ranë dakord me policinë për të mos mbyllur rrugën teksa u shpreh se nuk ka dijeni apo informacion zyrtar për urdhrin e arrestit./TCH
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...