Raporti i Revizionit për parregullsitë në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë është diskutuar në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, e cila u informua për përmbajtjen e dokumentit dhe lëshimet e identifikuara nga Revizioni shtetëror.
Megjithatë, nuk është miratuar asnjë konkluzion, pasi përfaqësuesit e qeverisë vetëm janë informuar për atë që ka zbuluar Revizioni.
Një muaj më parë, revizorët publikuan raportin me lëshimet në punën e RTVM-së, për vitin 2017.
Në të theksohet se drejtori i transmetuesit publik, Marjan Cvetkovski, ka autorizuar udhëheqësin e sektorit të nënshkruajë dokumente në vend të tij, pa autorizime të sakta ndërsa dokumenti nuk ka qenë i regjistruar as në arkiv.
Për këtë arsye, revizioni dyshon për punë të paligjshme.
Përveç kësaj, udhëheqësia ka marrë kredi bankare prej mbi dy milionë eurove, gjoja për investime.
Por, në vend të investimit, televizioni ka filluar të shlyejë borxhe me ato para. Kontestohet fakti se dritë të gjelbër për huamarrje ka dhënë Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Programit të RTVM-së, edhe pse ata nuk kanë kompetentë për diçka të tillë.
Policia Financiare e cila e kompleton dokumentacionin, po e heton mënyrën si udhëheqësia ka marrë kredi.
“Të gjithë inspektorët të cilët ishin përgjegjës për kontrollin e të gjitha mashtrimeve në RTVM, vepruan. Në çdo kohë së bashku, në koordinim me Prokurorin Publik, tashmë do të veprohet dhe besojmë se do të kemi në fund hapa konkrete, se për cilat parregullsi bëhet fjalë, rreth fushëveprimit të punës së RTVM-së”deklaroi Arafat Muaremi, Drejtor i Policisë Financiare.
Përveç kësaj, revizorët zbuluan se në televizion nuk ekziston një pjesë e pajisjes për të cilën nuk dihet se ku është dhe kush e përdor atë.
Nuk mund të përcaktohet as realizimi i reklamave, sepse mungon një plan konkret.
Këto shkelje do ti hetojë gjithashtu edhe Komisioni Anti-Korrupsion. Megjithëse tani disa javë Alsat kërkon qëndrim nga drejtori i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, për raportin e revizioni, por ai vendosi të heshtë dhe të mos i përgjigjet thirrjeve për të dhënë qëndrimin e tij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...