51 pacientë me koronavirus janë shtruar për kurim në Spitalin e Tetovës, me çka është plotësuar edhe shtrati i fundit në reparti infektiv.
Spitali ndërkohë ka modifikuar dy kate të repartit për sëmundje interne me 120 shtretër në rast të rritjes së numrit të pacientëve. Koordinatori i Spitalit për situatën me pandeminë Gëzim Nuredini tha se dy mjekë të prekur nga virusi dhe një pjesë e personelit janë në vetë izolim.
“Ka mjek të infektuar dhe ka pasur, por fati i mirë është se në këtë qendër ku punohet me të prekurit, shumë pak të punësuar na janë sëmurë. Por kemi bë një lloj riorganizimi dhe kemi zhvendosur disa mjekë dhe motra dhe kemi bë edhe një listë rezervë nëse rritet numri t`i dalim ballë situatës. Pacienti më i ri është 59 vjeç dhe më i moshuari është diku 74. Oksigjenin nga viti i shkuar e kemi qendror dhe kemi të lidhur çdo hapësirë dhe nuk ka asnjë lloj problemi” – deklaroi Gëzim Nuredini, Koordinator i Spitalit.
Mjekët kërkojnë nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, sidomos para bankave dhe nëpër markete.
“Kur shkoj para bankave unë reagoj vetë, mos prisni të ju vjen policia apo sigurimi të ju largoj. Nëpër banka nuk është punë e policit apo menaxhmentit të bankës, unë kur shkoj atje vetë reagoj, maskën përse nuk e ke vendosur. Qytetarë bëhuni të përgjegjshëm, menjëherë thuajani tjetrit” – tha Gëzim Nuredini, Koordinator.
Gjatë javës së shkuar, për mos mbajtje të maskës, në Tetovë janë shqiptuar 428 denime, ndërsa nga Inspektorati shëndetësor, janë lëshuar rreth 800 vendime të reja për izolim./alsat-m
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe