Rritja e numrit të të infektuarve në rajonin e Gostivari bëri që spitali ‘Ferid Murad’ t’i rrisë kapacitetet për pacientët me coronavirus.
Në repartin e neurologjisë do të ketë edhe 20 punonjës shëndetësor dhe 20 shtretër.
“Duke marrë parasysh gjendjen alarmante me rritjen e numrit të të infektuarve në Gostivar dhe me gjërë, sot më 27.11, drejtori i spitalit dhe grupi koordinativ morrën vendim që Reparti i Neurologjisë të shërbejë si Covid Qendër. Prej sot në dispozicion do të jenë 20 shtretër dhe 20 punonjës shëndetësor, mjekë dhe personel teknik shëndetësor të cilët për çdo mment do të jenë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftimin e spitalit, njofton telegrafi maqedoni.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gostivarit u regjistruan rekord raste, përkatësisht 94 raste dhe 52 të shëruar.
Krahas thirrjes për respektim të masave, udhëheësia bën thirrje të mos vizitohen të sëmurit të cilët ndodhen në repartet e COVID qenrave.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri