Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shkurt të këtij viti është 1.075.052.000 dollarë dhe shënon rënie prej një për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vlera e mallrave të importuara, në periudhën e njëjtë, është 1.416.730.000 dollarë, që është për 1,3 për qind më shumë në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar – shkurt të këtij viti, është 341.678.000 dollarë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, mbulimi i eksportit dhe importit është 75,8 për qind.
Në dy muajt e parë të këtij viti më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Italinë.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...