Koalicioni qeverisës i LSDM-së dhe BDI-së është ende në fazën e konsultimeve dhe analizave se si do të qasen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa në LSDM ende nuk është hapur çështja e kandidatëve të mundshëm, as nëse do të shkojë me konceptin e një kandidati konsensual ose jo, por të gjitha opsionet mbeten të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e theksoi nënkryetarja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski në margjinat e tryezës së rrumbullakët të ekspertëve me temë “Zbatimi i teknologjive të reja në proceset zgjedhore”.
“Çështjet ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri kryhen brenda organeve të partive dhe nuk kanë përfunduar. Konsultimet dhe analizat janë ende në vazhdim. Partia ende nuk i ka hapur çështjen rreth kandidatëve të mundshëm, pavarësisht nëse do të jetë koncepti i një kandidati konsensual apo jo, por natyrisht të gjitha opsionet janë të hapura për diskutim dhe ne do të zgjedhim mënyrën më të përshtatshme për t”i bashkuar qytetarët rreth kandidatit të LSDM-së”, tha nënkryetarja e LSDM-së.
Megjithatë, sipas saj, në këtë moment, vëmendja duhet të përqendrohet në reformat e planifikuara, drejt marrje së një raporti pozitiv dhe të fillohen negociatat me BE, ndërsa jo në luftën midis partive politike
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...