Në Dibër në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja, që është numër më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë.
“Kjo është shifra më e lartë e rasteve të reja pas 14 korrikut ku u vërtetuan 23 raste të reja. Për fat të keq edhe në pjesën më të madhe të vendit dhe në Dibër në vazhdimësi rritet numri i rasteve të reja. Vetëm gjatë këtij muaji, virusi është vërtetuar te 131 persona nga Dibra dhe Qendër Zhupë”, thanë nga spitali i Dibrës për MIA.
Ata shtojnë numri është shumë më i madh për shkak se ka persona të cilët testohen në mënyrë private dhe nuk ka evidencë ndaj tyre, ndërsa shërbime mjekësore kërkojnë kur ndjejnë më shumë vështirësi.
Gjatë këtij muaji, në Dibër janë shëruar 32 persona dhe gjashtë të tjerë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë në Dibër janë diagnostifikuar gjithsej 1.122, ndërsa jetën e kanë humbur më shumë se 50 persona. Numri i rasteve aktive në Dibër momentalisht është 144.
“Nga gjithsej 144 raste aktive, 15 janë të hospitalizuar në spitalin tonë, dy pacientë i kemi në Shkup, ndërsa të tjerët janë në shtëpi”, tha drejtori i spitalit, Baki Alili./Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist