Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në Kërçovë.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Reka ka thënë se në thelbin e republikës shumë etnike duhet të qëndrojë ligji.
Ai ndër të tjera ka shtuar se në zgjedhjet e 21 prillit do të marrë fund shteti i kapur e nepotizmi, ndërkaq sipas tij do të dënohen partitë politike që për 18 vite shkelën ligjin.
“Vetëm me një republikë ku sundon ligji do të lejojmë politikanë me duart e pastra dhe assesi me duar të përlyera. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, dhe kjo përfundon më 21 prill”, ka thënë ai. “Shoqëri për të gjithë, sepse ne si shoqëri ekzistojmë, jemi pjesë dhe kemi qenë pjesë e kësaj shoqërie mirëpo ajo që i ka munguar këtij shteti ka qenë që shqiptarë të jenë edhe pjesë e shtetit të përbashkët. Pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore ne nuk jemi të barabartë”.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...