“Do të angazhohem për një Republikë për të gjithë, në të cilën sundon ligji, e jo individi. Mendoj se ky koncept do të jetë tërheqës për të gjithë qytetarët, pa dallim të nacionalitetit, sepse unë propozoj vlera universale që deri tani mungonin në jetën politike në Maqedoninë e Veriut”.
Këtë thotë në intervistë për AIM kandidati për kryetar shteti Blerim Reka. Ai theksoi se koncepti i republikës është koncept për të gjithë, që nuk përfshin diskriminime, ndërsa më së paku në baza etnike. Sipas tij qeverisja e të drejtës është gjëja kryesore.
Ai deklaron se nuk mundemi të ndërtojmë shtet partiak dhe siç tha, ose do të ndërtojmë shtet të ligjit, ose nuk do të kemi shtet.
Reka konsideron se pasi qeveria t’i zgjidhë çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme më nuk do të ketë alibi, e as arsyetim për dakordime të reja, ndërsa para së gjithash, siç thotë, për statusin dhe ardhmërinë e Prokurorisë Speciale.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...