Regjistrohet një parti e re shqiptare në Maqedoni, selia do të jetë në Tetovë, ky është emri i kryetarit!

16:43 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Në Maqedoni është regjistruar edhe një parti e re politike shqiptare.

Bëhet fjalë për subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi”, i cili me vendim gjyqësor të datës 02.05.2018 është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-së.

Nga kjo parti thonë për Gazetën Lajm se kryetari i saj do të jetë Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova. Mirëpo mbi kryetarin do të jetë “Këshilli i Pleqve” që do të sjellë vendimet më të rëndësishme dhe i cili do të përbëhet nga anëtarë jashtë dhe brenda Maqedonisë.

“Njoftojmë opinionin publik, mjetet e informimit, të gjithë qytetarët e Republikë së Maqedonisë, se në bazë të kërkesës së një grupi të qytetarëve, shtetas të RM-ës, deponuar në Gjykatë, me date 13.04.2018 për regjistrimin e subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” me vendim gjygjsorë të datës 02.05.2018 i njëjti subjekt është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-ës. I njëjti vendim, nga ana e gjykatës, me datë 17.05.2018 i është dorëzuar personit të autorizuar të subjektit politik, LSHD.

Me këtë rast, kryesia e LSHD-ës ka bërë edhe përgatitjet e fundit për promovimin publik te subjektit, ndërkohë pritet caktimi i datës dhe vendit të promovimit nga ana e “Këshillit të Pleqve” që është i përbërë nga anëtarë brenda dhe jashtë shtetit, si organ më i lartë partiak që qëndron mbi kryesinë e subjektit dhe vetë kryetarin e sajë. Në ndërkohë njoftojmë se subjekti politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” do të jetë me seli në Tetovë, ndërsa subjektit, është caktuar që ti prijë Z. Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme