Regjistrohen 515 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

20:42 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundi janë bërë 1.293 testime dhe janë regjistruar 515 testime me COVID-19.

Prej rasteve të reja 207 janë në Shkup, 33 Kumanovë, 33 Shtip, 25 Prilep, Tetovë 17, Veles 21, Manastir 22, Ohër 3, Kavadar 16, Gostivar 16, Strumicë 17, Kriva Pallankë 8, Radovish 7, Krushevë 1, Koçani 21, Probishtip 7, Demir Hisar 3, Pehçevë 2, Berovë 10, Vinicë 2, Dellçevë 11, Kratovë 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 18 dhe Negoinë 12, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë humbur jetën 20 pacientë. Prej tyre 3 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Manastiri, një nga Ohri, dy nga Gostivari, katër nga Strumica, një nga Kriva Pallanka dhe një nga Krueshva.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 40.275, ku prej tyre 24.229 janë shëruar dhe 1.156 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.890 raste aktive me coronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme