Regjistrohen 200 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

18:29 | 8 Gusht 2020
A. B.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.828 teste, ndërsa janë regjistruar 200 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni

Sipas qyteteve: Shkup-65, Kumanovë-14, Dibër-6, Shtip-21, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-5, Veles-12, Manastir-7, Ohër-4, Kavadar-7, Gostivar-14, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Radovish-4, Koçan-5, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-4, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-6, Negotin-1.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 15 pacientë të shëruar: Veles-2, Manastir-6, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Kërçovë-3, Resnje-2.

Sot 4 persona kanë ndërruar jetë, një pacient nga Shkupi (70), një pacient nga Gostivar (58), një pacient nga Kumanova (51) dhe një pacient nga Makedonski Brod (66).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.1754 persona./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme