Regjistrohen 127 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

15:28 | 20 Prill 2022
S D

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1908 testime për coronavirus, ndërsa 127 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup (57), ndërsa 20 raste janë riinfektime.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 308.878, prej të cilëve 298.811 janë shëruar, ndërsa 9.265 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 802./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme