“Regjistrimi”, VMRO-DPMNE-ja filloi procedurën për grumbullimin e firmave

12:21 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

VMRO-DPMNE-ja sot edhe zyrtarisht filloi procedurën për grumbullimin e firmave të qytetarëve për abrogimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski edhe një herë i bëri thirrje pushtetit të që pranoj propozimin për regjistrim elektronik të popullsisë, ose regjistrimin ta anulojnë dhe i njëjti të realizohet gjatë vitit të ardhshëm.

“Apelojmë deri tek qeveria që të pranoj propozimin e opozitës për regjistrim elektronik. Nuk ishit në gjendje të mbroni shëndetin e qytetarëve, andaj apelojmë të mos e rrezikoni atë më shumë. Pranoni propozimin për regjistrim elektronik, sepse shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk kanë çmime. Merrni guximin ose bëni regjistrim elektronik, ose shtyjeni për vitin e ardhshëm”, deklaroi Mickoski./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme