Kryeministri Zoran Zaev sot tha se në regjistrimin e popullsisë mund të regjistrohen vetëm shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në pyetje të gazetarëve se në mërgatë vetregjistrohen persona pa shtetësi Zaev tha se ky regjistrim nuk është i vlefshëm.
“Askush nuk mund ta ndalojë atë regjistrim, por nuk është i vlefshëm për shkak se ne në bazën e të dhënave kemi të gjithë ata që kanë shtetësi. Në regjistrimin e RMV-së regjistrohen gjithë qytetarët që kanë shtetësi. Kjo do të thtë se personat pa shtetësi nuk mund të regjistrohen”, tha Zaev.
Ai shtoi se nëse dikush pa shtetësi vendos të dhëna në sistem ato nuk do të vlejnë dhe në mënyrë automatike do të anulohen.
“E kemi regjistrin e popullatës, i kemi shtetësitë, cilët janë rezidentë, cilët jo dhe nuk mund të bëhet falsifikim me këtë operacion statistikor. E di ligjin, rregullat janë të Eurostat, ne i kemi certifikatat e gjithë shtetasve në Maqedoni”, tha Zaev./Telegrafi/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...