Regjistrimi i Popullsisë së Maqedonisë do të realizohet në vitin 2020

09:40 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill.

Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.

Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur nga Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), i cili për agjencinë e lajmeve AIM ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme