Regjistrimi i popullsisë, i cili duhet të realizohet në pranverën e vitit të ardhshëm rrezikon të shtyhet. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski thotë se zvarritja e miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë në Kuvend do të ndikojë në shkeljen e afateve për realizimin e procesit i cili është paraparë të bëhet nga 1-21 prilli i vitit 2020, por jo edhe dështimin e tij.
Ndërkaq, buxheti i propozuar prej 8.5 milion eurove ka filluar të shpenzohet me përcaktimin e regjistruesve në terren, të cilët bënë regjistrimin provë në disa komuna gjatë muajit qershor.
“Shpresojmë që do të kemi Ligj për Regjistrimin e Popullsisë së shpejti. Diçka që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo në interes të cilësdo parti politike në vend. Shpresojmë që deputetët do të gjejnë kompromis dhe kohë të merren me këtë çështje që ligji të sillet sa më parë. Nuk mund të ketë dështim të procesit, por mund të ketë vetëm shtyrje të regjistrimit të popullsisë. Këtë e kemi të domosdoshme dhe patjetër se duhet të bëjmë regjistrimin e popullsisë”, tha Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
Propozim- ligji për regjistrimin e popullsisë ka ngecur në procedurë parlamentare. Në Komisionin për Çështje Evropiane seanca e 10 qershorit që ishte paraparë për këtë çështje, u shty në afat të pacaktuar.
Dy partitë politike më të mëdha, të cilat ishin edhe pjesë e grupeve të punës për këtë ligj, nuk kanë sqarime për ngecjet. Sipas OBRM-PDUKM-së, organizimi i takimeve i është lënë në dorë LSDM-së por ajo nuk tregon interesim.
Social demokratët hedhin poshtë pretendimet e VMRO-së, por nuk tregojnë arsyet për shkak të cilave grupet e punës nuk takohen më. Regjistrimi aktual legjitim daton nga viti 2002, ndërsa në vitin 2011 regjistrimi i popullsisë dështoi pesë ditë para përmbylljes së procesit, me dorëheqjen kolektive nga komisioni i regjistrimit për shkak të mosmarrëveshjeve për metodologjinë e regjistrimit./Alsat/
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...