Google ADS

Regjisori serb: Shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në Ballkan

21:02 | 26 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Regjisori i njohur serb Emir Kusturica është i pakursyer në qëndrime politike kur vjen puna sidomos te përshkrimi i pozitave serbe në Ballkan.

Në një intervistë të fundit për agjencinë B92, Kusturica ka folur me prizëm nacionalist edhe për ndeshjen e fundit mes Serbisë dhe Zvicrës, duke nënvizuar se shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në Ballkan.

Kjo sipas tij, për arsye se shqiptarët favorizohen nga Perëndimi dhe përdoren prej tij dhe një gjë e tillë ka ndodhur prej shekujsh vetëm me synimin e përçarjes së sllavëve të Europës Juglindore.

Versioni historik i regjisorit i bën jehonë pedagogjisë së shekullit të 20-të, pasi edhe për historiografinë shqiptare, serbët kanë qenë favorizuar përherë në Ballkan, e madje përkëdhelur ca si shumë të paktën në 200 vitet e fundit.

Kusturica mendon se Serbia duhet të luftojë për Kosovën, pasurinë dhe territorin e saj, nëse do të ketë një ndarje.

Ai shton se “Kosova është vjedhja më e madhe e shekullit të 20-të”, duke lënë ë kuptohet se për një pjesë të shoqërisë serbe perspektiva e një lufte mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është e përjashtuar sa kohë që njëanshmëria e leximit të ngjarjeve historike përherë krijon themele për pretendime në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme