Shumica parlamentare refuzoi kërkesën e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e 15-të të Kuvendit.
Deputeti Ilija Dimovski kërkoi që ky ligj të largohet nga rendi i ditës, duke u arsyetuar se ky ligj nuk është në përputhje me procedurat ndaj i ftoi deputetët e tjerë që propozimi i tij të përkrahet nga të gjithë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se kryetari ka sqaruar se është caktuar grupi i punës për diskutim të këtij ligji dhe nuk ka rezon për diskutim të mëtejmë.
Propozimi i Dimovskit nuk u votua nga shumica parlamentare. Në diskutimin e Dimovskit u bashkangjit edhe deputeti Antonio Miloshovski, i cili lexoi disa citate të rregullores së punës, që sipas tij ligji është jasht procedurës parlamentare.
Propozim-ligji për gjuhët paraprakisht sot i miratua nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, ndërsa javën e kaluar dritë të gjelbër mori edhe nga Komisioni për çështje evropiane, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshe, në seancën e 15-të të Kuvendit, krahas ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe vendimin e për shpallje në konkursin publik për zgjedhje të anëtarit për KSHZ, si dhe ligjet në paket të propozuara nga LSDM, do të diskutohet edhe për pagën minimale prej 12 mijë denarë, dëmi material i punëtorëve të falemintuar dhe ndërprerja e taksës radiodifuzive.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...