Është refuzuar kërkesa për përjashtimin e këshillit gjyqësor dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska, që sot në seancë e dorëzoi avokati i Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit.
Pas refuzimit të kërkesave, seanca publike në Gjykatën e Apelit në të cilën vendoset për ankesat për dënimin me burg të Gruevskit dhe Popovskit, është ndërprerë sërish, pasi është dhënë pauzë.
Avokati Sterjo Zikov këtë herë kërkoi përjashtim të gjykatëses Tanja Mileva, pasi siç tha, ajo ka qenë e zgjedhur në kohën kur LSDM formoi qeverinë, ndërsa PSP hapte lëndët për të cilat kishte nisur hetime.
Zikov tha se Mileva është gruaja e Igor Milevit, i cili ka qenë kandidat për kryetar komune në Radovish nga radhët e LSDM-së, ndërsa tani është këshilltar i drejtorit të Doganave.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Cvetanka Periq përsëri dha pauzë që të vendosë për këtë kërkesë.
Përndryshe, për lëndën “Tanku” Nikolla Gruevski u dënua me dy vite burg, ndërsa Gjoko Popovski me gjashtë vite dhe gjashtë muaj burg./Telegrafi/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...