Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar si të pa baza kërkesat për shfuqizimin e masës së paraburgimit për ish-prokuroren speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovskin të dyshuar për rastin “Haraçi”.
“Këshilli Penal i njësisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas sugjerimeve të të akuzuarve K.J. dhe B.J. të ngritur nga pala mbrojtëse, për heqjen e masës së paraburgimit të përcaktuar me vendimet e të gjyqtarëve paraprakë, duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e mocioneve në fjali të cilat: Propozimi i të akuzuare K.J. për heqjen e masës së paraburgimit të përcaktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa të vazhduar me vendime të këshillit penal, për shkak të ekzistencës së arsyeve të parashikuara në nenin 165, paragrafi 1, t.1 të Kodit Penal, me pranimin e garancioneve ose vendosjen e masave të kujdesit, është refuzuar si e pabazë”, thonë nga Gjykata Penale.
Nga atje thonë se është refuzuar edhe kërkesa e B.J. për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe ndryshimin e saj me masën e masave të kujdesit.
Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtën e ankesës në afat prej tre ditëve në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj