Vendi ynë po përgatitet të pranojë refugjatë nga Ukraina. Përderisa shteti është duke hartuar planin për emergjencë civile, 4 refugjatë nga Kievi tani më kanë arritur në Maqedoni.
3 ukrainase në Shkup dhe 1 ukrainas në Kumanovë janë akomoduar në bazë të lidhjeve familjare që kanë pasur.
“Ekzistojnë dy skenarë, personat vijnë spontanisht përmes miqve dhe familjarëve dhe kjo tani më ndodhi. Për të dytën numrin duhet ta vendos shteti se sa persona ne mund të pranojmë sepse askush nuk e di sa do të zgjasë kjo. Nga përvoja e deritanishme ne kemi kapacitet të pranojmë fillimisht 5-10 mijë persona”, tha Suzana Tuneva Paunovska nga Kryqi Kuq në Shkup.
Sipas informacioneve që siguroi Alsat, Ministria e Punës dhe Politikës sociale është duke planifikuar të sigurojë shtretër në dy konviktet studentore, Goce Dellçev dhe Pellagonia, në Strehimoren për fëmijë “25 Maji” si dhe në disa hotele private në Shkup dhe Ohër. Institucionet akoma nuk shpalosin detaje, por thonë se janë duke detektuar lokacione të përshtatshme akomodimi sipas vendimit të Qeverisë.
“Sipas vendimit të Qeverisë, institucionet kompetente shtetërore të RMV-së obligohen sa më shpejtë të sigurojnë informacione për kapacitete e akomodimit që posedon shteti me qëllim të përgatitjes për krizë eventuale të refugjatëve nga Ukraina”, u shpreh Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.
Maqedonia ndër vite ka qenë strehë e refugjatëve, që nga lufta e Bosnjës ku më 1993 u pranuan 55 mijë boshnjakë në luftën e Kosovës 1999 mbi 440 mijë refugjatë shqiptarë. Në krizën e emigrantëve nga Lindja e mesme 950 mijë refugjatë tranzituan përmes territorit tonë. Nga kriza e fundit në Afganistan aktualisht Maqedonia ka të strehuar 300 refugjatë në dy lokacione të Shkupit. /Alsat/
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren