Google ADS

“Reformat në gjyqësor, pa rezultate konkrete”

16:57 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Komisioni antikorrupsion pos gjyqtarëve, gjendjen me pronën duhet ta ndjekë edhe tek të gjithë zyrtarët shtetëror dhe funksionarët. Kështu vlerëson ish gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut Mirjana Llazarova-Trajkovska. Ajo tha se edhe në vende tjera Evropiane në çdo vit kontrollohet gjendja e gjyqtarëve.

Këto janë lëndë ku Antikorupsioni duhet të tregojë shembull se si do të zbatojë ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit edhe në parimin e asaj nuk duhet të shihet si ngjarje e politikës ditore, por formë e procedimit e punës në kontinuitet” – tha Mirjana Llazarova Trajkovska, Ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane.

Në kuadër të konferencës “Në rrugën drejt gjyqësisë evropiane, sfidat dhe parakushtet”, Llazarova me vërejtje edhe për reformat në gjyqësor. Tha se përkundër disa ndryshimeve ligjore, reformat shumë të paralajmëruara në gjyqësor duken larg.

Ne ende kemi probleme me vendimet të pashpjegueshme gjyqësore, kemi probleme me qasje jo të barabartë ndaj palëve në procedurë, dhe shpesh prioritet i është dhënë kryesisht prokurorisë viza vi palëve tjera, ose në pjesën e garancisë të lidhura me mbrojtjen, gjykimeve të gjata, gjykimet jo efektive kjo do të thotë në aspektin i një gjyqi të paanshëm dhe të drejtë dhe ende kanë një problem me paraburgimet shumë të shpeshta në vend se të aplikohen masa të tjera për mbrojtjen dhe garanci’’ – u shpreh Mirjana Llazarova Trajkovska, Ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane.

Për reforma në gjyqësor, zëvendës shefi i OSBE-së Xhefri Goldstajn kërkoi që gjyqtarët vet të implementojnë standarde ndërkombëtare.

Ne duhet të pranojmë se këto fenomene janë të lidhura me një tjetër fakt të trishtuar e ajo është se niveli i besimit në gjyqësor në vend është shumë i ulët dhe kjo u konfirmua edhe një herë dje në raportin e fundit të Avokatit të Popullit. Gjykatësit në shtet përballen me sfida serioze por ata duhet të dëshmojnë se janë të gatshëm dhe se kanë kapacitet dhe përgjegjësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm” – theksoi – Xhefri Goldstajn, zv/shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2018, gjyqësori ishte sektori për të cilin qytetarët kishin vërejtje. Një ndër problemet që kanë përmendur qytetarët janë zvarritja e procedurave gjyqësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme