Një pjesë e mediave duke u thirrur në burime partiake të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së shkruajnë se referendumi do të nënshkruhet të hënën.
Edhe pse pyetja për referendumin akoma nuk është definuar, gjitha formulimet çojnë në formulimin: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse referendumi nënshkruhet të hënën, atëherë ai do të mbahet më 30 shtator, datë edhe kur kryeministri Zoran Zaev kishte pohuar disa herë.
Partitë në pushtet si datë të mundshme për mbajtjen e referendumin e shohin edhe 7 dhe 14 tetorin, por për këto duhet marrëveshje edhe me OBRM-PDUKM-në.
Ndërsa para disa ditësh, kryeministri Zoran Zaev tha se ata janë të gatshëm që referendumin ta organizojnë edhe pa partinë opozitare.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi