Në 30 shtator do të mbahet referendumi mbi pranimin ose jo të marrëveshjes së emrit mes Shkupit e Athinës, por polemikat në Maqedoni janë të mëdha e në shënjestër të tyre kanë përfunduar edhe shqiptarët.
Kundërshtarët e nismës i konsiderojnë ata elementë destruktivë, thotë Radio Europa e Lirë, duke i etiketuar si mbështetës të rrënimit të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Një nga drejtuesit e frontit kundër referendumit, Janko Baçev, ditë më parë tha se referendumi nuk do të ketë sukses, por se qeveria, partitë shqiptare dhe ambasadori amerikan, sipas tij, kanë nisur të frikësojnë popullin se gjoja do të ketë luftë nëse dështon referendumi.
Në këtë rast, Baçev për partitë shqiptare ka përdorur fjalë fyese. Komente të tilla kanë nxitur reagime të shumta. Organi i akuzës është njoftuar për rastin dhe thotë se po të konstatohen përmbajtje fyese, do të merren masa konkrete.
Ekzekutivi maqedonas ndërkohë e ka dënuar ashpër këtë akt, duke kërkuar që ai të mos përsëritet.
“Në historinë demokratike të Maqedonisë nuk ka ndodhur që ndonjë politikan, hapur, përmes televizionit të përdore gjuhën e urrejtjes ndaj një bashkësie të caktuar etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Një gjuhë e ngjashme urrejtjeje është përdorur edhe në tubime tjera të kundërshtarëve të referendumit, si në manifestimet për shënimin e ditës së 2 Gushtit, kryengritjes së Ilindenit, kur tifozët e një klubi të futbolli të njohur si “Komitët” brohoritnin parulla si “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...