Zëvendës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
Ai në intervistën e tij për “360 gradë”, tha se SHBA-ja në mënyrë të qartë i kanë thënë Qeverisë së Bullgarisë se ky proces duhet të avancojë.
“Marrëveshja e Prespës ishte arritje e pabesueshme, shembull i vërtetë i guximit, diplomacisë pragmatike e cila hoqi një nga problemet më të mëdha të rrugës drejt integrimit euroatlantik dhe që atëherë kemi arritur shumë. Maqedonia është në rrugë të mirë që t’i nisë bisedimet për anëtarësim në BE dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë. Ne në mënyrë të qartë i thamë qëndrimet tona te Qeveria e Bullgarisë, gjithashtu edhe te disa vende anëtare të BE-së, se ky proces duhet të avancojë”, u shpreh Reeker.
Ai u shpreh optimist se kjo do të ndodhë dhe se diplomacia mund të bëjë dallimin që vendet të gjejnë mënyrë për t’i zgjidhur problemet dhe të ketë përparim.
“E shihni se çfarë do të thotë Marrëveshja e Prespës në raport me relacionet me Greqinë dhe më gjerë, për marrëdhëniet në rajon. Për këtë flet presidenti Biden kur thotë se duhet të fokusohemi në shfrytëzimin e institucioneve, diplomacisë në mënyrë që të avancohemi. Ka shumë sfida në botë dhe askush nga ne, duke përfshirë edhe SHBA-në, nuk mund t’i zgjidh vet. Duhet ta bëjmë me miq, partnerë dhe aleatë”, tha Reeker./Telegrafi/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...