Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, sot qeveria kaloj rebalancin e buxhetit, të hyrat janë korrigjuar në 3.207 miliardë euro, si rezultat i pandemisë socio ekonomike, ndërsa shpenzimet prej 3.959 miliard euro, deficiti 6.8 %.
Ky rebalanc është dizajnuar apostafat për ndihmën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendore duke ndihmuar biznesin dhe qytetarët, konform masave që do ndihmojnë rritjen e konsumit privat dhe publik.
Në këtë rebalanc janë inkorporuar masat ekonomike. Poashtu janë parashikuar kupona për grupe të targetuara të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Ata do të marrin nga 100 euro secili, të cilat mund t’i përdorin për bashkëfinancim, akomodim, si dhe trajnime për përvetësimin e aftësive në IT. Për më tepër, ata do të jenë në gjendje të marrin një kartë shtëpiake plus me nga 50 euro, nëse vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.
Në këtë pako gjithashtu ofrohet edhe ndihma e drejtpërdrejtë për ekonominë. Kredi pa interes në vlerë prej 31 milion euro do të sigurohet përmes Bankës së Zhvillimit, si dhe 120 milion euro kredi të dhëna nga bankat tregtare, ku shteti do të jetë si garanci.
Ekziston gjithashtu një shpërblim për 3.000 mjekë dhe staf mjekësor në klinikat e sëmundjeve infektive, të cilët do të marrin 20% pagë më të lartë në dy muajt e ardhshëm.
Do të ketë gjithashtu ndihmë për fermerët, 50.000 fermerë do të marrin kartat e pagesës për karburant dhe do të ketë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për ristrukturimin e prodhimit. 50 milion euro janë ndarë për modernizimin e bujqësisë. Janë parashikuar edhe partneritete publike-private në vreshtari dhe sektorin e duhanit. Paketa e tretë e masave pritet të shpallet në fillim të javës tjetër.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...