Ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk po i pëlqen dërgimi i ushtarëve malazez në Kosovë.
Ai ka reaguar ndaj këtij veprimi, duke kërkuar që një gjë e tillë të mos ndodhë.
“Më e mira është që shteti malazez, dhe ministra e mbrojtjes në Mal të Zit ë mos e mendojnë një herë dërgimin e ushtarëve në Kosovë”, deklaroi Vulin, transmeton lajmi.net
Ministri serb ka deklaruar se dërgimi i ushtarëve malazez në Kosovë nuk kontribuon në dialogun Kosovë-Serbi, dhe në stabilitetin e Ballkanit.
“Kërkoj nga autoritetet që të përmbahen nga dërgimi i ushtarëve në Kosovë, sepse nëse kjo ndodhë nuk do të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe në stabilittetin në rajon”, tha ministry serb.
Ndryshe Këshilli Nacional i Sigurisë së Malit të Zi vendosi dje që të dërgoj personal ushtarak në Kosovë, të cilët do t’i bashkangjiten misionit të NATO-s dhe KFOR-it./lajmi.net
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...