Rasti “Trajektorja” janë dëgjuar rreth pesëdhjetë “bomba”, mbeten edhe 315

22:50 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Rreth pesëdhjetë “bomba” për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, konkretisht për rastin “Trajektorja” janë lëshuar në seancën e sotme nga ana e PPS-së në Gjykatën Penale.

Për këtë rast duhet të dëgjohen edhe 315 audioinqizime. Në rastin “Trjektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PPS-së, buxhetit shtetëror i kanë shkaktuar dëm prej së paku 155 milionë euro dhe për shumën e njëjtë kompanisë zbatuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore, njofton Medial.mk.

Deri më tani në sallën e gjyqit janë dëgjuar dhjetëra audio-inçizime, ku në të shumtën e rasteve dëgjohen biseda mes Mile Janakievskit dhe bashkëpunëtoret e tij me ambasadorin e Kinës, por edhe i Nikolla Gruevskit dhe Zoran Stavrevskit për atë se si ka rrjedhur puna gjatë përzgjedhjes së kontraktuesit dhe negociatat për kredinë kineze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme