Ish-kryeministri Nikolla Gruevski edhe sot do të paraqitet në gjykatë për rastin “Trajektorja” që po hetohet nga ana e Prokurorisë Speciale.
Bashkë me të të akuzuar janë edhe ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit, Mile Janakievski si dhe ish-drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore, Lupço Georgievski.
Ata janë të akuzuar se nga mesi i 2012 dhe në fillim të 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime duke shkelur kompetencat dhe ligjet në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë –Ohër, informon INA. Prokuroria Speciale ka nënvizuar se përmes këtyre veprimeve janë keqpërdorur miliona euro në dëm të shtetit, ndërsa në llogari të protagonistëve të përfshirë në këtë rast, duke përfshirë edhe kompaninë kineze “Sinohidro”./Express/
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...