Qeveria shprehet e gatshme të nënshkruaj marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin Sopoti. Kryeministri Zoran Zaev, ndonëse nuk dha datë konkrete se kur ekzekutivi do të prononcohet për kërkesën e banorëve të Sopotit, theksoi se është në interes të Qeverisë që çështja të mos zvarritet në procedura gjyqësore.
“Për Qeverinë është më e pranueshme të negociohet. Harxhimet gjyqësore zvarrisin dhe rrisin ndikimet ndaj buxhetit, por mbi gjitha harxhohet edhe kohë e nevojshme. Në shumë procedura kemi arritur marrëveshje deri tani që t’i ulim shpenzimet dhe ta kursejmë kohë dhe besoj se edhe në këtë rast do të pajtohemi. Ligji është i qartë dhe duhet respektuar, ka vendime të plotfuqishme dhe të drejtat që i kanë qytetarët patjetër të respektohen dhe zbatohen”, tha Zoran Zaev.
Avokati i Shtetit tashmë nga dhjetori i vitit kaluar pret nga Qeveria përgjigje nëse pranon marrëveshje dëmshpërblimi me Sopotasit, apo vendos që kontesti të përfundojë në rrugë gjyqësore. Derisa pritet përgjigjja e organit ekzekutiv, në Gjykatën Civile ka filluar procesi. Sopotasit në marrëveshje me Avokatin e Shtetit janë pajtuar që për një ditë të vuajtur në burg apo paraburgim të dëmshpërblehen me 5.500 denarë, duke mos përfshirë këtu dëmshpërblimin material dhe shpirtëror edhe të familjarëve.
Çështja mbetet kontestuese edhe për personat që ishin të dënuar në rastin Sopoti por që nuk jetojnë më, respektivisht rasti i Samet Limanit i cili ndërroi jetë derisa ndodhej në arrati, ndërsa familja e tij nuk është e përfshirë në procedurën për dëmshpërblim. Dëmshpërblimin ndaj familjarëve e parashikon Ligji për obligacionet.
“Ligji për obligacione nuk bën dallim mes atyre që kanë qenë të dënuar por rekomandon që secilit që i është bërë dëm, duhet t’i jepet dëmshpërblimi. Familjet në këtë rast kanë përjetuar po aq dëm sa ish të dënuarit dhe mendoj se ata gjithashtu kanë të drejtë për dëmshpërblim”, theksoi Zvonko Davidoviq.
Seanca e radhës për dëmshpërblimin e Sopotasve është caktuar më 21 shkurt.
Rasti Sopoti
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...