Është shtyrë për më 28 shtator seanca e sotme në rastin “Shuplakat”, ku i pandehuri kryesor është ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Shkaku për anulimin e seancës gjyqësore “Shuplakat” kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kësaj radhe ishte se gjykatësja Tatjana Mihajllova me pretekstin se nuk e dinte se ku ka përfunduar lënda. Në seancën e kaluar prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me nga 2 mijë euro për mungesë respekti ndaj gjykatës dhe prokuroret u ankuan për këtë vendim.
Shkaku i ankesës, Tatjana Mihajllova e kishte dorëzuar gjithë lëndën në Gjykatën e Apelit për të marrë mendim mbi ankesën, por Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer në Këshillin
Penal të Gjykatës Themelore me arsyetimin se ata nuk janë kompetent të vendosin. Kështu që si alternativë lënda është dërguar në Gjykatën Supreme të udhëhequr nga Jovo
Vangellovski, por këtë fakt nuk e dinte gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila pohonte se lëndën e ka në Gjykatën e Apelit.
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi llogari nga gjykatësja përse ka pasur nevojë ta dërgojë gjithë lëndën në gjykatë kur ka mundur ta dërgojë vetëm procesverbalin në të cilin duket qartë se kush ka ofenduar dhe çfarë ka ofenduar. “Edhe pse provuam kërkuan sqarim për dorëzimin e dokumenteve, nuk morëm përgjigje”, theksoi Fetai. /AlsatM/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...