Google ADS

Rasti “Monstra”, protestuesit e burgosur duhet të pranojnë dëmshpërblim

22:28 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi, janë emrat e gjashtë pjesëmarrësve në protesta që përfunduan në burg duke kërkuar drejtësi për rastin “Monstra”.

Avokati Naser Raufi thotë se në qoftë se Gjykata Supreme e ndryshon epilogun për këtë lëndë në favor të të akuzuarve, atëherë protestuesit e dënuar duhet të pranojnë dëmshpërblim.

“Nëse këto të akuzuar lirohen dhe ai vendim bëhet i plotfuqishëm, në procedurë të përsëritjes, personat që kanë mbajt burg kanë të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblim. Këtu del arsyetimi se përse kanë protestuar dhe kauzë që protesta ka qenë e arsyeshme dhe me bazë”, deklaroi avokati, Naser Raufi.

Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politik, i arsyeton protestat që u mbajtën kundër dënimit maksimal të rastit “Monstra”. Sipas tij, presioni i protestave është një ndër arsyet kryesore që lënda tani do të shkoj në rigjykim.

Asokohe familjarët e protestuesve të dënuar ankoheshin për drejtësi selektive, duke përmendur rastin e sulmit në “Gjorçe Petrov”, ku kryerësit e veprës që shkaktuan diku rreth 1 milion euro dëme materiale nëpër shtëpitë dhe bizneset e shqiptarëve, nuk morën dënimin e njëjtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme