Në seancën e sotme për rastin “Monstra” ka vazhduar leximi i SMS-porosive lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
Një pjesë e SMS-mesazheve që u lexuan sot ishin edhe të prokurorit Xhelal Bajrami, i cili atëherë ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata kanë biseduar disa ditë pas vrasjes, gjegjësisht Ahmeti më 24 prill në orën 07:34 e ka pyetur Bajramin se si është gjendja, ndërsa e ka marrë këtë përgjigje: “presim kryetar, nuk ka shumë dëshmi të forta. Është e qartë se kanë qenë profesonistë. I thash edhe kryeministrit. Nuk ka ndodhur kështu të vrasin fëmijë pas shpine. Kjo nuk ka qenë as në luftën e Kosovës, as në luftën e 2001. Nëse dikush ka dashur destabilizim do të sulmonte persona me uniforma, stacion policor …. Mua më ngjan si skenë e luftës në ish-Jugosllavi. Kanë qenë profesionistë, nuk kanë lënë asgjë gjurmë, përveç gjurmëve të gomave të makinës”, i thotë Bajrami, Ali Ahmetit.
Më pas Ahmeti e pyet nëse ka pasur gjurmë biologjike brenda, ndërsa Bajrami i thotë se janë gjetur vetëm dy gjurmë, por të cilat nuk përkojnë me ata që deri atëherë ishin marrë në pyetje./Telegrafi/
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...