Automjeti “Opel Omega”, për të cilën supozohet se është përdorur nga kryerësit e vrasjes në Liqenin e Smillkovës, brenda nuk ka qenë i ndyrë. Ish pjesëtari i MPB-së, i cili më 13 prill të vitit 2012 ka qenë në vendin Vrazhivir dhe ka pasur për detyrë ta fotodokumentojë automjetin, tha se ka punuar në shumë vepra penale, por në këtë rast e ka vërejtur se automjeti ka qenë i pastër dhe i rregulluar.
“E kam fotografuar automjetin brenda dhe jashtë. Pastaj e sigurova në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila u transferua nga shërbimi i MBP-së. Shkuam atje pas njoftimit të SPB-Shkup. Unë nuk e përpunova teknikisht automjetin. Gjatë detyrës sime u sigurova që të mos humbja gjurmët e duhura. Nuk e dija se për çfarë ngjarje bëhej fjalë”, deklaroi para gjykatës dëshmitari i propozuar nga prokuroria.
Në seancën paraprake për lëndën “Monstra”, deklaratë ka dhënë edhe shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes SPB Shkup G.M, gjegjësisht për lidhjen e tij me automjetin “opel omega” të gjetur në vendin e quajtur Vrazhivir.
“Më 13 prill, isha në punë nga ora 7 deri në 15. Unë nuk kam marrë ndonjë njoftim nga askush se automjeti u gjet në Vrazhivir. Kam marrë informacion nga eprori Vlado Mircevski se një automjet që lidhej me ngjarjen e 12 prillit ishte gjetur në Vrazhivir”, tha dëshmitari në atëherë.
Ai gjithashtu ta se aspak nuk e ka parë automjetin.
“Ne morëm informim nga Qendra për njoftim dhe komandim, ka edhe shërbime të tjera të cilët përpunojnë informacione operative, detyra jonë është për ekspertizë në vendin e ngjarjes”, potencon dëshmitari G.M.
Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski në prill të vitit 2012 akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (në arrati) dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...