Skandali i fundit me mbi 200 pasaporta falëse për personat me dosje të kriminele vë në rrezik liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh në emisionin “Rruga drejt”, Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilit skandali në fjalë nxori në pah edhe nevojën për reforma thelbësore brenda Ministrisë së Brendshme dhe shërbimeve tjera të sigurisë së shtetit.
“Bëhet fjalë për kriminel, narko-diler të nivelit të lartë të cilët kërkohen nga Interpoli, të cilëve iu mundësohet që përmes këtyre pasaportave fallco të zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal ndërkombëtarë, të lëvizin lirshëm me identitete të rrejshme nëpër kufi. E para në rrafshin ndërkombëtarë duhet ta kemi parasysh se Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e shteteve të Ballkanit të cilat gëzojnë liberalizim të vizave dhe ky skandal është goditje direkte për sistemin e shengenit. Kemi parasysh se sistemi i shengenit është i ndërtuar në atë mënyrë që të kontrollohet edhe niveli i kriminalitetit të lartë dhe rrjetet ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Kjo goditje pra nuk besoj që do të kaloj pa pasoja sa i përket përgjigjes që do të marrim nga Brukseli, në lidhje me këto mangësi që krijohen brenda sistemit shengen ku kriminelët përdorin Maqedoninë e Veriut si një “Banana Republikë”. Faktikisht kemi hyrë në grupin e shteteve afrikane ku kriminelët mund të shkojnë të blejnë pasaporta dhe të lëvizin lirshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, deklaroi Arben Fetai.
Ndërsa zyrtari i BDI-së Tahir Hani aksionin e policisë në rastin “Mafia”, e vlerësoi si të suksesshme, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë më shumë se 200 pasaporta personave me dosje kriminele. Për Hanin është e rëndësishme që Ministria për Punë të Brendshme aksionin në fjalë e ka koordinuar bashkë me Interpolin.
Sigurisht që MPB-ja ka zhvilluar një veprimtari jo publike por në aktivitet dhe në veprim të koordinuar me partnerët strategjik të SHBA-ve. Për ne si shqiptarë, por edhe si parti politike por edhe për shoqërinë në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ishte shqetësuese që MPB-ja, organet kompetente në MPB nuk do të ishin në një vijë, në një relacion të bashkëpunimit të ngushtë për kapjen e këtij grupi të administratorëve të cilët kanë dhënë dokumente të rrejshme ndaj personave me dosje kriminele. Pra ne duhet të përshëndesim një veprimtari të tillë, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë një numër i madh i pasaportave të rrejshme”, deklaroi Tahir Hani.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...