Pas dënimeve që u shqiptuan për të akuzuarit e rastit “Kumanova”, partitë politike kërkuan hetim ndërkombëtar.
Por a ka shpresë se vendimi i Gjykatës së Shkupit mund të ulë dënimet me burg që arritën më shumë se shtatë shekuj.
Ish-gjykatësi Fadil Xhelili tha se kërkesa për hetim ndërkombëtar nga partitë politike është vetëm një mjegull, pasi sipas tij, tanimë është vonë.
“Tani më është vonë për përfshirje të faktorit ndërkombëtar për rastin. Kjo është vetëm taktizim për politikë ditore dhe për pikë politike. Por, duhet të thënë se Gjykata e Apelit është gjykatë korrektuese, që korrekton vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe mund të rikthej në shqyrtim”, tha Xhelili, shkruan TV21.TV.
Duke folur për dënimet për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, ish-ministri i Drejtësisë Xhevdet Nasufi shprehu dyshimet e tij për një proces të montuar politik.
Ai tha se kur janë në pyetje shqiptarët motivi për dënime është akoma më i madh.
“Meqë janë shqiptarët në pyetje dyshimi është edhe më i madh, sepse motivet politike të cilët janë manifestuar në proceset e montuara gjyqësore, kryesisht në të kaluarën janë zhvilluar nëpërmjet shqiptarëve”, tha ai.
Edhe avokati Sejfulla Osmani tha se shqiptarët më nuk i besojnë gjykatave të Maqedonisë.
Madje ai u shpreh i bindur se prokuroria bën dallime nëse para vetes ka një të akuzuar shqiptar dhe një të akuzuar maqedonas.
Për këtë ai krahasoi rastin e “Lagjes së Trimave” me dhunën që u ushtrua më 27 prill në Kuvend.
“Prokuroria e sheh me sy se me 27 prill kemi: Në fillim pjesëmarrje në turmë, tani në fund e shohin si tentim vrasje, si forma më e ashpër. Dhe andej kemi kualifikim të veprimeve si akt terrorist. Tani ju mund të thonë se nuk mund t’i barazoni se andej ka armë, këndej s’ka armë. Kush tha që s’ka armë. Ju i shihni të gjithë ata njerëz që janë të incizuar në kamera, që janë të armatosur e me maska të zeza”, tha Osmani.
Se ka vendime të dalluara në gjykatat e Shkupit, në raport shqiptar-maqedonas, këtë e pohoi edhe avokati Mefail Asllani.
Ai tha se këtë e dëshmon edhe rasti i protestave për rastin “Monstra” dhe protestat në Gjorçe
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë