Pas informacionit për rastin e parë me Covid-19 në qytetin e Kërçovës, i cili u publikua nga kryetari i komunës Fatmir Dehari, këtë pasdite Shtabi i Krizës u takua dhe vendosi të marrë masa parandaluese për të izoluar rastin.
Kryetari Dehari informoi se pas kësaj çështje ai kishte kontakte me Ministrin e Shëndetësisë, Institutin për Shëndet Publik në Manastir dhe stafin e spitalit, i cili garantoi që rastet e dyshimta ishin në izolim, dhe se të gjithë anëtarët që kishin kontakte me të infektuarin me Covid-19 do të testohen.
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, duke shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë qenë shembull për të gjitha qytetet e tjera për gati tre muaj, bën thirrje për të mos e injoruar këtë situatë, sidomos tani pas lehtësimit të masave.
Ai u kërkoi banorëve të Komunës së Kërçovës të tregojnë durim, pjekuri dhe kujdes si më parë.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...