Rasti i Kumanovës do të dërgohet në Gjyqin e Apelit

18:10 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Naser Raufi, avokati i të akuzuarve të Kumanovës, ka folur sot për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit që t’i dënojë me 746 vjet burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës.

Ai në një linjë telefonike me Klan Kosovën ka thënë se këtë e ka pritur, por e quajti këtë vendim jo objektiv dhe të montuar.

Raufi tha se do ta bëjnë ankesën tek shkalla e dytë, përkatësisht tek Gjyqi i Apelit në Shkup, në afat prej 15 ditësh.

Mes tjerash, ai tha se me ndihmën e ndërkombëtarëve është e nevojshme që të zbardhet rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme