Rasti i Almirit, mbrojtja pret tërheqjen e prokurores

21:48 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pala e mbrojtja në rastin e Almir Aliut pret që Prokuroria Themelore e Kumanovës të vendosë “për” tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska nga përfaqësimi i akuzës.

Në rast se organi akuzës nuk tërheq Kusigerskan, pala e dëmtuar do të veprojë në bazë të Ligjit për procedurë penale.

“Pres që ta tërheqin Prokurorin Publik, por nëse u.d. i Prokurorit Publik të Kumanovës nuk do ta bëjë këtë, ne do të veprojmë sipas Ligjit për procedurë penale dhe do të kërkojmë që lënda të tërhiqet nga kjo Prokurori”, deklaroi për Alsat-M, avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.

Indikacionet e mundshme se vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, Bojan Iliç mund të jetë në procedurë para-hetimore, Alispahiç i quan propaganda të prokurores Kusigerska për arsyetim para opinionit.

“Shpresoj se Prokuroria Publike e Kumanovës do të nisë procedurë hetimore sa më shpejtë ndaj Bojan Iliç. Në të kundërtën, në si mbrojtje e palës së dëmtuar kemi të drejtë të iniciojmë padi ndaj të njëjtit”, theksoi ai.

Nga SPB Kumanovë, burime jo zyrtare për Alsat M konfirmojnë informacionin se policisë së Kumanovës, në raportin e parë i kanë rezultuar dyshimet se Boban Iliç vrasjen e ka kryer me paramendim ndërsa në dhunë janë të përfshirë edhe katër persona, Sedat Aliu, Abdulla Aliu, Sami Demiri dhe Bojan Iliç./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme