Rasti i Almirit është rikualifikuar nga vrasje në aksident me pasojë vdekjen

12:44 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori Publik Ljubomir Joveski konfirmon se në Prokurorinë e Lartë Publike është marr vendim për rikualifikimin e veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen” në rastin e Almir Aliut.

Sipas Joveskit ky vendim është marr për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje, Boban Iliç.

Joveski theksoi se vendimi fillimisht është marr në Prokurorinë e Lartë, para se ai të emërohej si i pari i Prokurorisë Publike ndërsa më pas lënda është referuar në Republikane ku edhe është votuar pro rikualifikimit./Alsat-M/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme