Rasti “Haraçi”, dëshmitarët flasin për mënyrën e dhënies së parave

16:57 | 6 Mars 2020
A. B.

“Boki 13” ka marrë rreth 150 mijë euro nga producenti serb Aleksandar Radulloviq, bashkëshort i shkrueses së teksteve Marina Tucakoviq. Sot Radulloviq në gjykatë në Shkup sqaroi se me “Boki 13” njihen më shumë se 12 vjet. Bashkëpunimi profesional ka kaluar në miqësi. Vizita të ndërsjella, kremtime, ditëlindje dhe darka e kanë shoqëruar miqësinë e cila ka kaluar edhe në miqësi familjare. Sipas dëshmitarit, vitin e kaluar më 21 shkurt, “Boki 13”, nëna e tij, kumbara dhe shoferi kishin arritur në shtëpinë e tyre në Beograd. Kishin darkuar dhe ishin marrë vesh Boki nga Milano të blejë ilaçe për Marina Tucakoviqin, por edhe rroba të shtrenjta që personalisht i kanë zgjedhur me Jovanovskin. Më parë “Boki” prej tyre ka pranuar edhe para për hapjen e “1TV”.

“Barnat ishin të porositura. Bojani duhej t’i paguante dhe t’i sillte nga Milano. Barnat kushtonin rreth 12.000 euro në muaj. I dhamë 150.000 euro. Nuk e di saktësisht për veshjet, gruaja ime merrej vesh me Bojanin, sepse kanë pothuajse të njëjtën shije të modës. Gruaja humbi shumë kilogramë për shkak të sëmundjes dhe kishte nevojë për një gardërobë të re, që ishte gjithashtu e shtrenjtë”, tha Aleksandar Raduloviq, Dëshmitar në “Haraçi”

Dëshmia e Radulloviqit në sallën e gjyqit një kohë u humb në përkthim. Gjykata dhe mbrojtja nuk ishin të kënaqur me përkthyesin. Erdhi një i ri dhe dëshmia vazhdoi. Sipas mbrojtjes, dëshmia e një producenti ka peshën e vet shkaku i bagazhit të tij profesional.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë kompozitor. Është burri i Marina Tucakoviqit, dhe ne të gjithë e dimë se kush është Tucakoviq dhe shihni në internet për të parë se sa këngë janë në qarkullim, ku ato paraqiten si autorë të tekstit”, tha Sasho Dukovski, avokat i Boki 13

Megjithatë, Boki 13 nuk ka llogari fiskale për ilaçet e shtrenjta që gjoja se i ka blerë nga Milano. Por, i propozoi gjykatës prova se ka marrë 50.000 euro nga shitja e pasurisë së gjyshes së tij, si dhe vendim për denacionalizimin e gjyshit të tij në shumën e 19 milion denarëve. Oferta dhe prova se i ka marrë hua 125.000 euro nga një futbollist. Gjykimi vazhdon javën tjetër kur duhet të fillojë edhe dëgjimi i Katica Janevës./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme