Rasti Gruevski, Hoxha: Po të mos e kishin nxjerr serbët, këtu nuk fliste njeri

22:45 | 15 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Gazetari Artan Hoxha, është shprehur se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet e shteti të tij ,ka kaluar në tokë shqiptare pa u trembur. Ai mohoni që Gruevski të ketë kaluar nga mali dhe tha se nëse këtë nuk do e raportonin mediat serbe, në Shqipëri nuk do të merrej vesh.

“Gruevski nuk ka kaluar nga mali, ka kaluar atje si zotëri. Kjo ka ndodhur në një tokë shqiptare! Që të hyjë një ish kryeministër aq gjatë sa ka qëndruar ai në pushtet, deputet i parlamentit të Maqedonisë. Dhe aq shumë sa është përfolur ai në Shqipëri për problemet që kanë pasur shqiptarët atje, dhe të hyjë ai të përdori territorin shqiptar kaq lirisht për ti shpëtuar drejtësisë në Maqedoni dhe ne ta marrim vesh vetëm kur e publikojnë mediat serbe, se këtu s’kishte ndërmend njeri të fliste. Po të mos e kishin nxjerr serbët për ne këtu kishte kaluar i bardh e i  zi”, deklaroi Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme