Rasti “27 prilli”, seancën e ardhshme do të dëshmojnë 15 deputetë

13:30 | 26 Gusht 2020
A. B.

Gjyqi për organizatorët e ngjarjeve të “27 prillit” në Kuvend vazhdon më 4 shtator me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, pasi në seancën e sotme përfundoi me prezantimin e provave materiale.

Më 4 shtator do të dëgjohen 15 deputetë, përfshirë Trajço Dimkov, Ivan Stoilkoviq, Ljupço Dimkovski, Ljiljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Bllagoja Despotovski dhe të tjerë.

Me sugjerimin e ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, në seancën e sotme u paraqit një video-incizim i vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, më 27 prill 2017./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme