“Rashkovski”, opozita kërkon reagimin e Prokurorisë

16:49 | 7 Korrik 2019
Arbresh Info

Qesharake është mënyra e shmangies së përgjegjësisë, porositën nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, pasi dje kryeministri Zoran Zaev tha se nuk e ka dëgjuar bombën e re të publikuar për blerjen e pajisjeve për radarët e M-Nav.

Nga opozita apelojnë se opinioni meriton të dëgjojë përgjigje, nëse  sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski është përfshirë në aktivitete jolegale.

” Vallë në audio materialin më të ri, Rashkovski pranon se blerja është në mënyrë kriminale apo ndoshta lëndë hetimi? Prokuroria patjetër të lirohet nga presionet e Qeverisë, nga presionet e Zoran Zaevit, presionet e Rashkovskit dhe patjetër të interesohet për këtë rast me 7 milionë euro që Dragi Rashkovski është marrë vesh me kompaninë Leonardo me udhëzime të Zoran Zaevit”. – theksoi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

https://youtu.be/Sm8U001HxKA

Përgjegjësi të mundshme ose dorëheqje nga Rashkovski, kryeministri Zaev paralajmëroi pasi të njoftohet me përmbajtjen e bisedave të publikuara. Pas publikimit të audio materialit të dytë, me koment të shkurtër në Fejsbuk doli edhe vetë Rashkovski i cili porositi të gjithë ata që e akuzojnë, të lajmërohen dhe të pyesin te kompania italiane, Leonardo, nëse ka kërkuar prej tyre ryshfet ose ndonjë leverdi tjetër./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme