Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se e ka publikuar raportin javor (27 korrik – 2 gusht) për gjendjen me coronavirusin në vend.
Nga MSH thonë se në raport vërehet ulje e trendit të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19, si dhe rritje e personave të shëruar nga kjo sëmundje.
MSH informon se faktori RO i transmetimit të virusit tregon trend pozitiv të uljes, i cili është 0.9, ndërsa në vazhdimësi gati një muaj është rreth 1.
“Vazhdon edhe trendi i uljes së numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve, ndërsa vërehet rritje e ndjeshme e personave të shëruar, në krahasim me javën paraprake. Instituti për Shëndet Publik informon se në këtë javë janë bërë gjithsej 9.709 testime (146 më shumë se në periudhën 20-26 korrik) dhe janë regjistruar 912 raste pozitive me COVID-19, që është për 4.6 përqind më pak në krahasim me një javë më parë”.
“Në periudhën raportuese, vërehet një rënie e vogël e përqindjes së rasteve pozitive të testuara, e cila është 9.4% (javën e kaluar 10% e atyre që testuan ishin pozitiv). Të infektuar janë regjistruar në 28 qytete, me përqindjen më të lartë të të infektuarve në Shkup (27.9% – një ulje e lehtë për tre javë rresht), Shtip (12.2%) dhe Gostivar (11.2%). Në 19 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të konfirmuara është nën 20. Për sa i përket strukturës moshore të të infektuarve të rinj në këtë periudhë, përqindja më e lartë janë personat mbi 60 vjeç – 22.9%, dhe një numër më i madh i rasteve është regjistruar në mesin e personave. të moshës midis 30-39 vjeç – 19.4%. Në grupmoshën 40-49 vjeç janë 17.9% e të infektuarve dhe në grupin 50-59 vjeç – 17.8%. Numri më i ulët është i regjistruar te fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç – 3.1% dhe 10-19 vjeç 5.0%”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Më tej theksohet se nga rastet që hetohen në mënyrë epidemiologjike, 136 persona ose 15.7% janë shtruar në spital, dhe tek 277 persona ose në 32.2% është regjistruar prania e komorbiditeteve (sëmundje tjera).
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj të infektuar 38.1% kishin kontakte me raste të konfirmuara me COVID-19, dhe 21 persona (njëjtë si javën e kaluar) kishin një histori të udhëtimit jashtë vendit në 14 ditët e kaluara. Në periudhën 27 korrik – 2 gusht, janë regjistruar 1,032 persona të shëruar, të cilët kanë qenë të shtruar në spital ose janë trajtuar në shtëpi, që është për 378 persona ose 36.6% më shumë se javën e kaluar (20 – 26 korrik)”, thonë nga MSH.
Në periudhën 27 korrik – 2 gusht, janë regjistruar 29 raste të vdekjeve, që është ulje për 14.7 përqind, në krahasim me një javën e kaluar. Pjesa më e madhe rasteve të vdekjeve janë persona mbi moshën 60-vjeçare (75.9%). Tek 23 raste (79.3%) ka pasur edhe sëmundje tjera./Telegrafi/
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot